ShowBiz

Eliza Hoxha, tregon arsyen e fortë pse braktisi muzikën

 

E ftuar në emisionin Rudina në TvKlan, Eliza Hoxha ka treaguar arsyen se përse hoqi dorë nga kënga.
Dikur këngëtare shumë e pëlqyer, hoqi dorë më pas nga kënga, ndërsa sot është një arktitetke tejet e suksesshme.

“Arsyet se përse braktisa këngën dhe zgjodha arkitekturën ishin sepse kam qenë vizatuese dhe piktore e mirë në kohën e shkollës fillore dhe të mesme. Dhe e dyta situata politike. Nuk kishte asnjë kuptim që unë të shkoja dhe të studioja muzikë sepse e kisha lënë përgjysmë shkollën e muzikës. Arkitektura është ajo që më përmbush sepse lidhet me dimensionin socio-kulturor që unë e kam shumë të rëndësishëm. Më ka mbajtur mirë me veten dhe me kontekstin ku jetoj”, u shpreh ndër të tjera Eliza.

Më tej ajo vuri theksin te rëndësia që ka arredimi dhe foli për aspekte të ndryshme të punës së saj.

Link: https://youtu.be/hTCBZyb0Mdg?t=205

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BoPHQUID9at/?taken-by=rudinamagjistari