ShowBiz

Shtatzënë por në punë gjer në 3 të mëngjesit, Ajola Xoxa publikon fotot mes reperëve

 

Zonja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa e ka shfaqur pasionin e saj si regjisore në disa videoklipe muzikore shqiptare.

Me reperin Noizy ka bashkëpunuar dy herë dhe së fundmi ka realizuar klipin “Parku i lojrave” në bashkëpunim me reperin italian Ghali. Për gjithçka është kujdesur Xoxa, madje deri në orën 3 të mëngjesit dhe këtë e ka bërë të ditur me anë të rrjeteve sociale.

Ajola ka publikuar disa foto nga xhirimet në Instagram. “3 e mëngjesit… Korrik 2018, pas përfundimit të xhirimeve për ‘Parku i Lojërave’”,-ka shkruar ajo. Kujtojmë që bashkëshotja e kryebashkiakut Veliaj është në muajin e fundit të pritjes së ëmbël por kjo gjë nuk e ka ndaluar punën e saj.

Link: https://www.instagram.com/p/BoJy_0bHHcGQKY93Nf8cPu6tkpQwLmxZJobb6w0/?taken-by=ajolaxoxa

 

Link: https://www.youtube.com/watch?v=BjL-V9TpaBQ

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BmiobbiB-oTmqxt6fWSvP133FLUWV4i1sTZ5700/?taken-by=ajolaxoxa