ShowBiz

Ftoi ish-gruan në dasmë! A do e shohim Teuta Krasniqin në dasmën e Bleros?

Një javë më parë në një dalje televizive në Kosovë, këngëtari i njohur Blero, u shpreh se në dasmën e tij me modelen Afrona do të ftonte edhe ish gruan Teuta Krasniqin. Blero dhe Teuta u ndanë 4 vite më parë dhe kanë bashkë një vajzë me emrin Tara.

Së fundmi Teuta është pyetur nga “Mirage” nëse do e pranojë ftesën e Bleros për të shkuar në dasmë, por aktorja është përgjigjur se në kanagjej do shkonte me gjithë qejf, por në dasmë do ishte e çuditshme.

“Nëse Afrona bën kanagjegj me qejf shkoj sepse kam mendim shumë të mirë për Afronën, ndërsa në dasmë do të ishte pak e çuditshme, kështu që do të merrem vesh me Afronën dhe nëse ajo bën kanagjegj do të jem aty.” është shprehur mes të tjerash Teuta.

Link: https://youtu.be/Ant-JdZdpTs?t=441

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BiMeA7QlYWO/?taken-by=bleromuharremi