Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha dhe bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta, Ermali, prej pak javësh është liruar me kusht.
Sigurisht ky ka qenë një lajm i gëzueshëm për të shoqen, e cila herë pas here publikon çaste me të, duke treguar se tashmë i është rikthyer lumturia.
Mbrëmjen që lamë pas ajo ka publikuar një video ku shfaqet duke i kënduar një këngë dashurie Ermalit, ndërkohë që ai është duke i dhënë makinës dhe Rezarta i puth dorën.
Ermal Hoxha u arrestua vite më parë për shkak të përfshirjes së tij në laboratorin e drogës të gjetur në Xibrakë. Vepër për të cilën kreu një dënim të shkurtër.
Link: https://www.instagram.com/rezartashkurta/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/rezartashkurta/