ShowBiz

“Mendova se vdiqa”, Flaka Krelani flet për aksidentin thuajse fatal

Flaka Krelani është një nga ato këngëtare që dallon për vokalin e saj të veçantë, por në media është përfolur edhe për ndërhyrjet kirurgjikale.

Së fundmi në një intervistë për “Prive” ajo ka zbuluar një përvojë jo të këndshme, thuajse fatale, që i ka ndodhur.

“Kam pasur gjithmonë dëshirë të zhytem si dallëndyshe. Pash kohën, ishte fantastike dhe u zhyta. Por nuk kisha parë mirë, pasi i rashë me kokë një guri shumë të madh që ndodhej aty. Gjithçka zgjati vetëm tre sekonda, por un mendova se vdiqa. Në momentin që guri më preku në ballë, në hundë, në mjekër dhe në gjoks, mendova se pashë vdekjen me sy. Ka qenë shumë e tmerrshme. Kur pashë se isha gjallë, mendova se linda për së dyti”, është shprehur ajo disi e prekur.

Link: https://youtu.be/FT3TTbVNEhY?t=45

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bnj-lH4HHAA/?taken-by=flaka.krelani