ShowBiz

Pas deklaratave të ftohta të Tunës, ja si reagon Robert Berisha

Para pak kohësh tek “Rudina” në TvKlan, Robert Berisha deklaroi se nuk ka aspak raporte të mira me kunatën e tij, këngëtaren e njohur Tuna. Madje Roberti shkoi deri aty sa tha se nuk donte ta shihte me sy.

Ndërkohë, Tuna reagoi lidhur me këtë pak ditë më parë në një intervistë për mediat në Kosovë. Këngëtarja e injoroi deklaratën e Robertit.

“Për mua e vetmja gjë që ka vlerë është familja ime. Me ‘familja ime’ nënkuptojn’, unë, Tiani dhe Patrisi.”, tha ajo.

Mirëpo, pas kësaj deklarate të Tunës, Roberti ka reaguar me anë të një postimi në Instastory. Ai ka publikuar një foto të vëllait të tij Patristit me Tianin të cilët siç e ka deklaruar, i do fort, pavarsisht relatave me Tunën.

Link: https://youtu.be/oMoCY-15AAM?t=1046

Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BarMdjnDfnX/?taken-by=robertberishaofficial