ShowBiz

Vetëm tre muaj pas lindjes, Xhensila Myrtezaj rikthehet në formë të shkëlqyer

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka lënë në pauzë angazhimet artistike, për t’iu kushtuar krejtësisht rritjes së vajzës së saj. Por bukuroshja sakaq po kujdeset edhe për trupin e saj e mesa duket është rikthyer në format e mëparshme.

Xhensila është shfaqur tre muaj pasi Ajka e vogël erdhi në jetë dhe ka postuar disa foto në rrjetet sociale. Këngëtarja shihet në ambientet e një palestre teksa po ushtrohet dhe ne na ra në sy barku isaj pasi kishte ngritur bluzën. Siç shihet bashkëshortja e Bes Kallakut është mjaft në formë.

Link: https://www.instagram.com/xhensilamyrtezaj/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bnlt3KmHjOf/?taken-by=xhensilamyrtezaj