Pas largimit të Bes Kallakut, Erion Isait dhe Olsi Bylykut nga “Portokalli” , bëri bujë në media edhe hipoteza e largimit të Vangjel Kozma.
Prej vitesh Kozma ka shkruar tekstet e aktorëve të spektaklit të humorit, ndërsa tani do të bëhet pjesë e televizionit Klan.
Ka qenë Bes Kallaku ai i cili e ka konfirmuar largimin e skenaristit të njohur teksa ka publikuar një foto nga studioja e Tv Klan ku bashkë me tre aktorët është edhe Kozma.
Skenaristi i njohur do të bashkohet me Besin, Erionin dhe Olsin në segmentin “Be Caffe” që do të jetë pjesë e emisionit “E diela Shqiptare”.
Link: https://www.instagram.com/bes_kallaku/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bobe701gmn_/?taken-by=bes_kallaku