ShowBiz

Ndjekësi i thotë se nuk e duron dot. Tayna i jep një përgjigje epike me vargje

Reperja Tayna ka arritur të bëjë bujë me pak projekte muzikore të piblikuara.

Ndonëse hyri në treg këtë vit, ajo ka rrëfyer shpesh herë se tekstet i shkruan të gjitha vetë dhe së fundmi  ka treguar talentin e saj.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram, Tayna i ka ofruar ndjekësve që ti thonë dicka dhe ajo ua kthen me rima.

“Këngët e mira i dëgjoj vetëm si njeri më beso s’mundem të të duroj”, ishte komenti i ndjekësit.

Nuk mungoi përgjigja e reperes që e ktheu me rimë ndonëse nuk ishte aspak pyetje apo kompliment.

“1.Si njeri ti bile as që m’njeh;

2.Kur s’më njeh t’vërtetën ti s’e sheh;

3.Për me m’njoft duhesh me kon ma i fell (thellë);

Se e sheh në sytë e mi që vec mirë muj me ndjell”, shkruajti Tayna.

Link: https://www.instagram.com/tayna/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BnTn02gg5tf/?taken-by=tayna