Dasma madhështore e Orinda Hutës me Turjan Hyskën u mbajt më 27.7.2017 dhe e ftuar te Rudina, Orinda tregoi se numri 7 është numri i saj i fatit.
Orinda tregoi që gjithçka dëshironte ta bënte në orën 7, por Turi e “prishi paksa magjinë”.
“Dhëndri u vonua. Donte të vinte në kohë, por nuk erdhi dhe unë e kam pritur poshtë kalasë së Petrelës. Doja që gjithçka të ishte në vendin e duhur në orën 7, por nuk erdhi, erdhi në 7 e 30”, u shpreh Orinda.
Më pas në ekran u shfaq një video me fotot nga dasma e çiftit shoqëruar me një muzikë romantike. Teksa ndiqte videon, Orinda u përlot.
Link: https://youtu.be/CfcRcZQqe4Y?t=1311
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BoE4q4ABUER/?taken-by=orindahuta