ShowBiz

‘Vëllezërit para kur*ave’, Fjolla Morina, nuk ja lë mangut miliarderit që e quajti fansen e tij

Ish i dashuri i Morena Tarakut, miliarderi Sasha Sobhani, postoi një video ku shihej teksa argëtohej me këngëtare Fjolla Morina në një nga clubet të natës. Të gjithë aluduan se mes tyre mund të kishte më tepër se miqësi, duke marrë parasysh edhe faktin se Sobhani u quajt gay nga Morena.

Pikërisht nga kjo lidhje dashurie Sasha mori famë në Shqipëri dhe Kosovë, vende të cilat i frekuenton shumë kohët e fundit. Fjolla sqaroi gjithçka me anë të një postimi të bërë në Instagram ku shprehej se me Sobhanin kishte thjesht një raport miqësor.

Por ky i fundit e nxorri bllof. Ai publikoi një foto në Instastory ku shkruante: “Sqarim për mediat, përsa i përket videos me Fjolla Morinën, është vetëm një fanse e imja e cila më kërkoi ta bëja tag në Instagramin tim. Ju përqafoj.”

Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Morina e cila nuk ja ka lënë mangut dhe i ka dhënë një tjetër përgjigje iranianit. Këngëtarja ka publikuar një foto me kolegen e saj Morena Tarakun.

“Lëri të flasin, vëllezërit para kur*ave”,- shkruan Morina meazhin e qartë për iranianin.

Link: https://www.instagram.com/sasha_sobhani/

Link: https://www.instagram.com/fjolla.morina/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BmqZe5HgtrI/?taken-by=fjolla.morina