ShowBiz

Adelina Tahiri bën publik portretin e të birit

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri u bë në nënë për herë të parë gushtin e shkuar. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Jon.

Këngëtarja zgjodhi të ruajë privatësinë e vogëlushit të saj, duke mos ia treguar asnjëherë fytyrën në postimet që bën në rrjetet sociale. Ndërkohë ditën e djeshme, kur Jon ka mbushur plot 40 ditë të ardhjes së tij në jetë, këngëtarja për herë të parë ka zbuluar fytyrën e tij.

Adelian Tahiri u martua në dhjetor të vitit të kaluar me avokatin maqedonas Serjozha Markov. Martësë kjo që bëri shumë bujë në media, kryesisht për diferencën e madhe në moshë.

Link: https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BmthGJWlaEr/?taken-by=adelina_tahiri1