ShowBiz

Beatrix Ramosaj bën një dedikim prekës për të atin

 

Para 8 vitesh këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj  humbi njeriun më të shtrënjtë, të atin, në kohën kur ajo kishte më shumë nevojë që ta kishtë pranë.

Beatrix e kujton gjithmonë dhe i mungon çdo ditë.

Edhe sot në 8 vjetorin e humbjes së tij këngëtarja ka bërë një postim prekës në Instastoryn e saj.

“Sot është 9 tetor, dita kur babai im ndërroi jetë në 2010-n. Kanë qenë 8 vite pa ty në jetën time dhe sërish më mungon çdo ditë. Ishte e vështirë të mos kisha një baba, por shpresoj se çfarë po bëj në jetën time të të bëjë krenar në parajsë. Të dua babi. Je engjëlli im mbrojtës”, shkruan Beatrix e përmalluar.

Link: https://www.instagram.com/beatrixramosaj/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjrXACrHYVQ/?taken-by=beatrixramosaj