Kryebashkiaku Erion Veliaj, dy ditë më parë u bë baba, pasi bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa solli në jetë djalin e tyre. Pas shumë komenteve dhe pyetjeve lidhur me emrin e djalit, Veliaj ka vendosur të shuajë kuriozitetin e të gjithëve.
Në një postim në Instagram, kryebashkiaku ka zbuluar se emri i djalit është as “trim” as “poet” siç ishte përfolur, por “Kajan”.
Veliaj ka shpërndarë foto të djalit Kajan, por edhe një foto me mjekun gjinekolog, Orion Glozheni, i cili siç shprehet edhe Veliaj, ka treguar kujdes të veçantë.
Link: https://www.instagram.com/erionveliaj/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/erionveliaj/