ShowBiz

Aktorja seksi tregon si u bë pjesë e ‘Duplex’ në Tv Klan

Arta Elezaj është një ndër prurjet e reja në Klan dhe që në puntatën e parë të “Duplex” ra në sy dhe bëri që mediat menjëherë të flasin për të.

Arta u bë e njohur në Kosovë me serialin “O sa  mirë” ndërsa në Shqipëri publiku po e njeh më shumë nga “Duplex”.

E ftuar te “Rudina”  bukuroshja tregoi për eksperiencën e saj në “Duplex” dhe se si erdhi ftesa për tu bërë pjesë e tij.

“Është një eksperiencë e re për mua dhe po ndihem shumë mirë. Aktorët më kanë bërë të ndihem shumë mirë dhe më duket sikura kam shumë kohë këtu. Po ndiehem shumë mirë dhe në Tiranë. Ishte hera e parë që që ngjitesha live në skenë më publikun, por aktorët më kanë bërë të ndihem mirë dhe ti harroj emocionet. Në çdo puntat unë vij me një personazh të ri, por roli im është joshja e  djemve.Ka qënë producenti Tur Hyska ai që mëri bëri ftesën për të qënë pjesë e “Duplex” dhe ishte kënaqësi për mua. Ndjehem shumë mirë këtu’ është shprehur mes të tjerash Arta.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=KB9fmEYKQC8

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkQXpTTgvfu/?taken-by=artaelezaj