ShowBiz

I vura gruas një kusht paramartesor, Lorik Cana tregon një sekret familjar

Ish-kapiteni legjendar i kombëtares së futbollit, Lorik Cana, ditën e djeshme ka folur për marrëdhënien e tij me bashkëshorten italiane Monica, me të cilën ka 4 vite i martuar.

I ftuar në emisionin “Rudina”, Cana ka treguar se para martesës ai i kishte vënë kusht Monicës që t’i mësonte djalit gjuhën shqipe.

“Ishte kusht paramartesor që djali absolutisht nuk duhet ta thyjë zinxhirin e traditës, të gjuhës sepse ne që kemi qenë në emigracion, gjenerata e parë e mban, por gjenerata e dytë thuajse e ka humbur gjuhën. Kur martohesh, martohesh për dashuri dhe për partnerin e duhur, por ka vështirësitë e veta sidomos nga pikëpamja e gjuhës, por kjo nuk duhet të jetë një argument për mos me bërë më të mirën”, tha Cana, duke shkaktuar duartrokitje në studio.

Link: https://youtu.be/MgPrcBScHsw?t=1090

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BozMDyMjYtC/?taken-by=rudinamagjistari