ShowBiz

“Ka plot politikanë gay”, trondit biznesmeni shqipëtar

Biznesmeni  Elton Ilirjani i cili disa kohë më parë pranoj live se ishte gay ka vijuar me deklarata të forta.

Mirëpo Ilirjani ka bërë mbrëmjen e sotme një deklaratë tjetër, ku përfshin politikanë të tjerë shqiptarë dhe biznesmenë.

Sipas Ilirjanit, në Shqipëri ka dhe njerëz nga politika dhe biznesi të cilët janë gay, por nuk e deklarojnë.

“Në botë ka vetëm 20% njerëz të deklaruar LGBT. Sa persona të deklaruar gay ke nga politika, biznesi në Shqipëri. Të gjithë i dimë, ata jetojnë këtu, por më vjen keq që këta persona të njohur dhe që kanë investime të mëdha në shoqëri e të gjithë ne i dimë se ata i përkasin komunitetit LGBT, e fshehin identitetin e tyre. Mua më vjen keq që ata e përkrahin këtë komunitet nga jashtë, por nuk dalin publikisht të shprehin veten.”- u shpreh ai.

Link: https://youtu.be/zMqYVRIAZOo?t=883

Burimi i fotos kryesore: © TV Klan