ShowBiz

Ermal Mamaqi kthehet në Top Channel!?

Luana Vjollca publikoi një foto ku u shfaq përkrah një personazhi, të cilit nuk ka dashur që t’i zbulojë fytyrën.

“Nesër në “Shiko kush luan” vijnë dy Luana… E gjeni dot kush është personazhi?”, shkruan moderatorja krahas fotos, duke i bërë kureshtarë të gjithë ndjekësit e saj.

Fotoja mori mijëra pëlqime dhe qindra komente menjëherë, ku nuk mungoi as komenti i moderatorit Ermal Mamaqi. Ky i fundit shkruan: “Aman na e thuaj kush është se po çmendëm fare deri sa ta marr vesh. Kush kush kush???? hë pra kuuuuush?”.

“Nuk e ke idenë si do te te konkurroj nesër dmth!!!”, i përgjigjet Luana duke e shoqëruar komentin edhe me emoji flakë.

Më pas, moderatorja ka publikuar një video të shkurtër ku tregon të ftuarit e pjesës së nesërme në “Shiko kush luan”. Nga aty u kuptua se i ftuari i radhës është pikërisht Ermal Mamaqi, ku krah tij janë edhe Zaimina Vasjari, Ronela Hajati dhe Robert Berisha.

https://www.instagram.com/p/BpHHr7TCjWH/?taken-by=luanavjollca

Link: https://www.instagram.com/p/BpHHr7TCjWH/?taken-by=luanavjollca

https://www.instagram.com/p/BpHaxeoFSiv/?taken-by=shikokushluan

Link: https://www.instagram.com/p/BpHaxeoFSiv/?taken-by=shikokushluan

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BimsHwAlg-t/?taken-by=ermalmamaqiofficial