ShowBiz

Shkruan për problemet politike, fansat “kryqëzojnë” Eva Muratin

Shpeshherë fotot e postuara në rrjet moderatorja Eva Murat i shoqëron me mbishkrime të frymëzuara nga aktualiteti ne vend.

Këtë herë ajo ka komentuar situatën politike, teksa thekson se shqiptarët po kalojnë ditë vërtet të vështira, për shkak të Babales , vrasjes në bllok, gishti i mesit nga kryeministri, Xhisiela, Kopshti zoologjik i ferrit.

“Çeshtja Babale”, “Vrasja ne Bllok”, “Gishti i mesit nga kryeministri”,
“Çeshtja Xhisiela”, “Kopshti zoologjik i ferrit” Shiptaret po kalojne dite vertete te trishta”, shkruan ajo krahas fotos së saj.

Mbishkrimi i moderatores ka tërhequr vëmendjen e një komentuesi i cili i shkruan në formë këshille se politika do këllqe.

“Ri o Eva tek ekrani se eshte sport i veshtire politika per ty do kellqe mos u mundo te na mbushesh mendjen se mer vesh nga politika per sa te kam pa ne TV nuk ja thu shume se sdje as te jepje nje opinion per reformen ne drejtesi kur te pyeten”, shkruan ai.

Përgjigja e moderatores nuk ishte më e paktë, e cila nuk ngurron të ironizojë se është shumë e vogël për të dhënë mend për reformën në drejtësi.

“profil fallco, une jam shume e vogel per te dhene mend per reformen ne drejtesi, priblemi kryesor ne shqiperi eshte se njerzit japin mend vend e pavend, flasin me kopetenca kur kane 0ide per ate qe nxjerrin nga goja. Cfare eshte shkruar mesiper eshte reagim per ngjarje sociale”, i kthehet ajo.

Link: https://www.instagram.com/p/BpFBzVjBzc5/?taken-by=evamurati

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpC2_DjBIs1/?taken-by=evamurati