ShowBiz

“U luta të më vrisnin të parin ” Deklarata e dhimbshme e Mentor Hazirit

Lufta në Kosovë ka lënë gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë ata që e kanë përjetuar. Këngëtari Mentor Haziri ka rrëfyer disa momente të rënda nga dhuna Serbe. Ai ka rikthyer edhe njëherë në mendje një ngjarje të dhimbshme, ku këngëtari kishte menduar dhe vdekjen.

“Në kohën e luftës kur filluan bombardimet ne ikëm në një fshat në Kosovë dhe 2 javë më vonë filluan të na sulmojnë forcat serbe. Në orën 08:00 të mëngjesit kemi dalë 500 veta në mal dhe aty na kanë kapur të gjithëve, na kanë mbajtur disa orë dhe na kanë plaçkitur. Më pas na vunë në rend për të na vrarë, ndanë burrat veç dhe gratë veç dhe prisnin urdhër për të na vrarë”- ka treguar plot dhimbje Mentor Haziri. “Lutesha të vdisja i pari. Më ndanë nga familja dhe vetëm pas luftës jam bashkuar me ta” – ka rrëfyer Mentori.

Link: https://youtu.be/O0ZvZ3VxO2s?t=1032

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bn4Rn2lAe6O/?taken-by=mentorhaziri