ShowBiz

Qirinj, petale, dhe shampanjë mbi shtrat, kush ia bëri Encës surprizën romantike?

Enca Haxhia ka festuar mbrëmë ditëlindjen e saj të 23-të. Me motrën dhe dy mikesha, ajo zgjodhi Parisin që të kalonte ditën e saj të veçantë.

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka marrë surpriza të ndryshme, por motra e saj e ka lënë pa fjalë atë.

Enca është surprizuar sapo ka hyrë në dhomën e hotelit, ku në tokë ishin të vendosur qirinj, petale me lule dhe në shtrat kishte shampanjë.

E teksa shihni këto pamje, mund t’iu shkojë mendja se këtë dhuratë ia ka bërë ndonjë mashkull, Enca u ka paraprirë këtyre thashethemeve duke zbuluar se gjithë këtë e ka realizuar e motra, Uindi. Ndaj së cilës ajo është shprehur shumë mirënjohëse.

Link: https://www.instagram.com/enca/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpH3KFWgKTk/?taken-by=enca