ShowBiz

A ke qenë fëmijë i adoptuar? Ja si përgjigjet Fevziu pyetjes së sikletshme

Në puntatën e fundit të emisionin  “Mos i fol shoferit” të Rudina Dembacajt ka qenë i ftuar moderatori i njohur Blendi Fevziu.

Fevziu ka treguar detaje nga fëmijëria e tij, pasionin për të udhëtuar dhe të shkruarit.

Në një moment të intervistës, moderatori është pyetur nga Dembacaj në lidhje me thashethemet që qarkullojnë për jetën e tij, nëse është fëmijë i adoptuar.

Ndërsa menjëherë ai ka sqaruar gjithçka duke u shprehur se në moshë të vogël ai është adoptuar nga daja i nënës së tij, që jetonte në një shtëpi me ata, metodë kjo e kohës për të lidhur kurorat dhe për të ruajtur pronat, por nuk ka qenë i adoptuar.

“Jo s’është fare e vërtetë, s’ka lidhje. Në shtëpinë ku ne rrinim, kishim një dhomë tepër, që ja kishim dhënë një qiraxhiu. Pas dy vitesh pasi u largua qiraxhiu i parë, dikush u kujtua që ne kishim tepër një dhomë dhe donin të na sillnin një tjetër. Kështu që unë u mora në përkujdesje nga daja i mamit, që jetonte po me ne, kjo ishte historia u bëmë dy kurora për të mbajtur shtëpinë. Nuk ka pasur adoptim, ndarja e kurorave për tollona dhe shtëpi ka qenë normale atë kohë”, është shprehur Blendi Fevziu.

Link: https://youtu.be/wLZUjmouR38?t=2056

Burimi i fotos kryesore: https://youtu.be/wLZUjmouR38?t=2056