Ardit Gjebrea humbi nënën e tij vetëm para pak muajsh dhimbja që mungesa e saj krijon është ende e pranishme.
Humbja e nënës së Arditit trishtoi të gjithë familjen e tij që u solidarizua edhe publikisht me moderatorin.
Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” një vajzë me emrin Gentiana kishte ardhur për t’i dhënë një mesazh nënës së saj, pasi kishte humbur të atin prej pak kohësh.
Në këto momente zonja Luiza i përmendi Arditit se edhe ai ka pak kohë që ka humbur nënën dhe se kjo pjesë është shumë e vështirë për ta, dhe moderatori u prek.
“Është e vështirë të mësohesh dhe nuk ka kaluar dhimbja dhe nuk do të kalojë asnjëherë. Por, bashkëshortja dhe dy fëmijët e mi si dhe familja që kam këtu në Klan është një motiv shumë i madh që ti jap satisfaksion nënës dhe babait tim që nuk i kam më. Aty ku janë të jetojnë në paqe. Unë i kam gjithmonë në zemër, por do jetoj për këtë familje, për atë të voglën, me motrën dhe nipërit e mi,”- u shpreh Arditi.
Link: https://youtu.be/VFXfFwkn83Y?t=1030
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan