Fjolla Morina me klipin e saj të fundit “Fustani” bëri bujë të jashtëzakonshme, pas fjalorit pa filtra dhe paraqitjes tejet seksi.
E ftuar në emisionin Prive, këngëtarja e njohur ka folur për jetën e saj përtej ekranit dhe artikujve bombastikë.
Morina ka thënë se mamaja e saj vuan nga kanceri, dhe se tashmë është duke u trajtuar me kimioterapi. Kjo sipas këngëtares është një nga arsyet sepse nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale.
“Mami ka probleme me qelizat kancerogjene. Po bën terapi dhe kjo ka qenë arsyeja pse nuk kam qenë aktive. Shpresoj që të bëhet mirë se tek ne ka doktorë shumë të mirë, kanë dalë kura për t’u shëruar”, –u shpreh mes lotësh Fjolla.
Link: https://youtu.be/G30JqXda9sI?t=218
Link: https://www.youtube.com/watch?v=_FxTgR2ceH8
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpHtzLdBirH/?taken-by=fjolla.morina