ShowBiz

Pas skandalit në mediat greke, reagon e revoltuar aktorja Olta Gixhari

Olta Gixhari është ndër personazhet më të komentuar të showbizit dhe ndër më të ndjekura në Instagram, duke qenë edhe një femër shumë seksi.

Mirëpo së fundmi, aktorja shumë e njohur,  i ka habitur të gjithë, pasi nëpërmjet një videoje, ka lajmëruar se është pjesë e një skandali, sepse emri i saj është përmendur mes shumë të tjerëve, si një përfituese nga qarqet greke, për tjetërsimin e fakteve mediatike.

Për këtë, Olta vendosi të flas në emisionin ‘Opinion’ dhe në postimin e saj kërkon drejtësinë, duke u shprehur se kushdo që e ka bërë do ta paguajë.

’Është një marrëzi që ma ka prishur ditën! Dikush do të mbajë përgjigjësi për këtë shpifje të rëndë kundër emrit tim. Nesër një deklaratë më e plotë në Opinion’ ka shkruar aktorja.

https://www.instagram.com/p/BpQBrCCHrUH/?taken-by=oltagixhari

Link: https://www.instagram.com/p/BpQBrCCHrUH/?taken-by=oltagixhari

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlNfQRGgwdJ/?taken-by=oltagixhari