ShowBiz

I vinte turp se është nga fshati. Ja si e fshihte origjinën Ervin Kurti

Ervin Kurti është sot ndër gazetarët më të njohur të showbiz-it shqiptar.
I ftuar në emisionit “Rudina”ai ka folur pak për veten dhe jetën e tij.

Ai tha se vite më parë i vinte turp të pranonte që ishte nga fshati dhe thuajse gjithnjë e shmangte si pyetje. Por sot gazetari rrëfeu se puna dhe kontakti me njerëzit e ka ndihmuar atë të çlirohet nga komplekset dhe të flasë pa ndrojë për origjinën dhe pasionet e tij.

“Unë nuk e kisha tagër që të bëhesha model suksesi që t’më ndiqnin të tjerët. Unë ndoqa ëndrrën time. Ka qenë pak e vështirë për mua, në fillim ndihesha i turpëruar kur i thoja njerëzve që jam nga fshati ose nuk ua thoja fare. Unë gjimnazin e kam bërë tek gjuhët e huaja dhe kur më pyesnin nga je, unë thoja nga Tirana. S’ka qenë kaq e emancipuar Farka para 17 vitesh, tani është kthyer në destinacion.” tha mes të tjerash Kurti.

Link: https://youtu.be/ymBbXr5KJuo?t=267

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpSYvaHDdEn/?taken-by=rudinamagjistari