“Në të mirë dhe në të keqe…” thotë betimi kur lidh kurorë e duket se e fejuara e reperit të famshëm Stresi ka nderuar shokun e jetës dhe veten, duke respektuar këtë betim.
Disa ditë më parë “djali i keq” reperi i njohur Stresi u arrestua në një hotel në periferi të Tiranës pasi u kap me armë zjarri dhe me kokainë, ndërsa akuzohet dhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Sipas njoftimit të Policisë, Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi, u arrestua së bashku me një femër tjetër 20 vjeçe, ndërsa familjarët e tij kanë përgënjeshtruar njoftimin duke akuzuar dhe uniformat blu për shkelje të privatësisë.
Por së fundmi ka reaguar dhe Kejsi Buzhani, tashmë bashkëshortja e këngëtarit, e cila ka publikuar disa video në InstaStory me këngët e Stresit në sfond, ku në njërën prej tyre dëgjohet dhe shprehja “Asnjëherë s’ kom me t’ lonë”.
Link: https://www.instagram.com/bkc___/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/stresi/