ShowBiz

I thanë se kishte b**e, Ronela u kthehet egërsisht fansave

Ronela Hajati tërhoqi vëmendjen dje me një foto të postuar në rrjetet sociale. Këngëtarja e njohur u shfaq teksa kishte veshur një palë kominoshe ngjyrë ulliri dhe në pjesën intime ishin krijuar rrudha të çuditshme që krijojnë një iluzion optik.

Ky detaj nuk kaloi pa u vënë re nga fansat të cilët nisën menjëherë me komente, madje e cilësuan atë edhe tranvestit.

Nuk ka vonuar shumë dhe këngëtarja u është përgjigjur atyre ashpër me anë të një postimi në Instastory.

“Nga këtu ku jam shoh njerëz që kanë 100 punë, që ikën dita pa e kuptuar dhe prapë kanë gjithmonë kohë për të thënë një fjalë të mirë. E kuptoj gjithë dëshpërimin dhe kohën e lirë parazitare që kemi për të nxjerrë vetëm mllef, vrer, ofendime, zili dhe mbase s’kemi faj.

Dhe sa për b**e, unë realisht mund t’i kem më të mëdhaja se ca ‘skutha’ që mbyllin natën duke i shfryrë gjithë epshet e tyre të neveritura nëpër foto. U, më fal, edhe një gjë. Ishte thjesht një rrudhë se ka dhe nga ata që s’hanë pykë fare dhe e mendojnë vërtetë ore.

Dhe po e shkruaj shqip meqë kemi shumë kërkesa. Plus dhe të mos ju dëgjojë njeri tjetër. Ditë të mbarë. Tani besoj është momenti që po të njëjtët dërgojnë nga këto mesazhet e tipit “Të drejtë ke”, “Po me ca merresh”, “Bravo Ronel” domethënë.”, ka përfunduar Ronela.

Link: https://www.instagram.com/ronelahajatiofficial/

https://www.instagram.com/p/BpUpUQNlmTB/?taken-by=ronelahajatiofficial

Link: https://www.instagram.com/p/BpUpUQNlmTB/?taken-by=ronelahajatiofficial

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpUpUQNlmTB/?taken-by=ronelahajatiofficial