ShowBiz

Përplasje në trasmetim mes Bashkim Alibalit dhe Liljana Kondakçiut. Mësoni arsyen

 

 
Soiree e Jonida Shehut na ka rikthyer në vitet ’80, e për të kujtuar ngjarje apo detaje interesante të asaj periudhe.

Asokohe këngët e huaja ishin të ndaluara në vend, ama nuk kanë munguar as guximtarët, të cilët mundën të sillnin këngë të ndryshme si “Porompompero” apo “Lambada” për publikun shqiptar.
E pikërisht këtu lindi debati mes dy emrave të njohur të muzikës shqiptare, Bashkim Alibali dhe Liljana Kondaçki.

Cili e ka kënduar i pari hitin e Gipsy Kings  “Porompompero” në Shqipëri ishte pyetja që ju drejtua dy këngëtarëve.

Liljana thoshte se ka qenë ajo e para, por Alibali nuk bindej dhe këmbëngulte se këngën e kishte sjellë ai i pari gjatë një recitali në Pallatin e Kongreseve.

Në fund pas disa replikave me apo nën zë, të dy u qartësuan, pasi Alibali solli si argument një vrejtje nga ish-Komiteti i Partisë, në lidhje me këtë këngë.

Link: https://youtu.be/14cKpCfafjE?t=195

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel