Një situatë e pakëndshme ka ndodhur gjatë natës së parë të festivalit “Luleborë” të këngës qytetare shkodrane.
Në sallën e Teatrit “Migjeni”, në mes të shfaqjes papritur është ndërprerë energjia elektrike.
Prezantuesja Rudina Dembacaj është përpjekur ta kalojë këtë moment duke kënduar në kor me publikun pikërisht këngën “Luleborë”.
Në këto momente nuk kanë munguar batutat e publikut të pranishëm në radhë.
Mësohet se energjia elektrike në sallë është rikthyer pas 15 minutash dhe festivali ka vijuar normalisht, por gjithsesi shija jo e këndshme e kësaj ngjarje ka mbetur.
Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/
Burimi i fotos kryewsore: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/