ShowBiz

Me minifund dhe barkun jashtë, Floriana Garo habit me pamjen e saj

Moderatorja e njohur Floriana Garo u bë kohë që është shkëputur nga ekrani dhe po jeton në Zvicër bashkë me të shoqin vajzën e saj, Adia.

Tashmë që edhe një ditë na ndan nga Halloween, Floriana ka shpërndarë në Instastory disa foto të vjetra të saj, duke na treguar kostumet që ka veshur ndër vite me rastin e kësaj feste.

Në njërën prej këtyre fotove, Floriana është veshur si një grua-mace, me minifund e barkun jashtë dhe me një paruke të verdhë. Në fotot e tjera moderatorja shfaqet si princeshë mongoliane, si geisha dhe si Kleopatra. Asgjë e frikshme, por gjithsesi simpatike.

Link: https://www.instagram.com/florianagaro/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bfq9seXAgUC/?taken-by=florianagaro