Mbrëmjen e të shtunës Luana Vjollca i surprizoi të gjithë, teksa u shfaq me flokë të errëta. Prej vitesh ajo i kishte qëndruar besnike flokëve bjondë dhe ishte me të vërtetë një surprizë Luana brune. Aq sa nuk munguan komplimentat e shumtë edhe nga të ftuarët e saj. Por e vërteta është ndryshe.
Luana na e paska hedhur të gjithëve pasi flokët e zeza paskan qenë thjesht një paruke. Sekretin ja ka zbuluar këngëtarja Engjëllusha Salihu. Kjo e fundit ka publikuar një foto në Instastory ku shihet krahas të ëmës, Shyhretes dhe moderatores Luana Vjollca gjatë realizimit të emisionit.
Link: https://www.instagram.com/engjellushasalihu/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpaAsANgRbo/?taken-by=luanavjollca