ShowBiz

U nda paqësisht me Klanin?! Zbulohet sherri mes Nevina Shtylla dhe ish shefit të saj Eni Shehut

Për një sezon të tërë në emisionin “Jo vetëm modë”, Nevina Shtylla ka qenë në varësi të Eni Shehut, pasi ai ka qenë kryeredaktori i saj.

Mirëpo dyshja duket se e kanë përfunduar marrëdhënien me sherr. Të paktën kështu po përflitet pas deklaratës së fundit të Nevinës.

E ftuar në “Një ditë me Dojnën”, Nevina pyetet pse nuk e ndjek Enin në Instagram.

“Përse nuk e ndjek më Eni Shehun në Instagram, nëse je ndarë me përshtypjet më të mira nga Klani?”, pyeti Dojna dhe moderatorja tha si me qesëndi: “Më ka bërë bllok”.

Nuk është e qartë arsyeja e kësaj grindje, por serioziteti është mëse i dukshëm pas largimit të Nevinës.

https://www.instagram.com/p/BppTKHxFdws/

Link: https://www.instagram.com/p/BppTKHxFdws/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bjw7dJAnYTB/?taken-by=enishehuiam / https://www.instagram.com/p/BppjlGSBn26/?taken-by=nevinashtylla