E ftuara e radhës tek “Rudina” në TvKlan ka qenë këngëtarja e njohur Fjolla Morina, e cila është duke kaluar një moment shumë të vështirë sepse mamaja e saj po lufton me një sëmundje.
Sapo u përmend në emision mamaja e saj, Fjolla ka shpërthyer në lot dhe e ka mbuluar fytyrën me duar.
“Mami është gjithçka për mua. Po kaloj një periudhë shumë të keqe sepse mami nuk ka qenë mirë. Shpresoj të bëhet mirë. Nuk mund ta imagjinoj jetën pa mamin. Babi më ka vdekur shumë i ri. Ajo ka qenë edhe nënë edhe babë për mua”, u shpreh Fjolla.
Mamaja e këngëtares i kishte dërguar edhe një videomesazh. “E di që më do shumë, edhe unë ty. E di që bën ç’mos për mua. Jam falenderuese për çdo gjë që ke bërë për mua. Fjolla të dua. Të uroj jetë të gjatë me lumturi dhe suksese”, shprehet e ëma e Fjollës në videomesazh që e përloti edhe më shumë.
Link: https://youtu.be/DmsO8LTYblw?t=1295
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpshgVCBlCE/