ShowBiz

Bebe Rexha dhe Dua Lipa “e djegin” me valle shqiptare në mes të Spanjës

Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë ndër personalitetet shqiptare më të famshme në botë. Dy këngëtaret kanë arritur të kapin majat e suksesit në skenat botërore.

Bebe dhe Dua janë shumë aktive në rrjetet sociale dhe asnjëherë nuk hezitojnë të bëjnë postime ku përfshijnë origjinën e tyre shqiptare.

Në një video të publikuar së fundmi nga Bebe në Instagram shihet teksa ajo dhe Dua kërcejnë valle shqiptare në një dhomë hoteli në Spanjë.

Videoja e publikuar pak më parë ka marrë shumë komente dhe sigurisht që ka emocionuar të gjithë shqiptarët.

https://www.instagram.com/p/Bpy0oohnivf/

Link: https://www.instagram.com/p/Bpy0oohnivf/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpsS4CZhwbO/ / https://www.instagram.com/p/BpHaf2LlreP/