ShowBiz

Pas “Gun Shot” me Stresin, Anestezion gati projektin e ri solo

Në bashkëpunimin e fundit me Stresin në këngën “Gun Shot” ai ka marrë shumë vëmendje me shprehjet eksplicite dhe repimin e fortë.
Fjala është për Anestezion, një nga miqtë dhe bashkëpuntorët e afër të reperit që gjatë kësaj periudhe po kalon një situatë të vështirë me drejtësinë.

Anestezion ka bërë me dije për ArkivaShqip se po përgatit klipin e ri me titull “Monaco”, muzika e të cilit është në rrymën “Trap-Music”.

Grupi i realizimit të klipit po udhëton nëpër Europe me qëllim që të sillet një pjesë mjaft interesante dhe profesionale.

Më poshtë keni mundësinë të shihni disa fragmente të shkëputura gjatë xhirimeve.

Fotot: ©Arkiva Shqip

Link: https://www.youtube.com/watch?v=mqP5i5MmiAo