ShowBiz

U arratis apo u lirua?! Dy javë pas arrestimit, Stresi bën postimin që vuri të gjithë në mëdyshje

Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ndodhet në burg, i akuzuar për përfshirjen në një bandë kriminale, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Ndërsa javën e kaluar Arkimed Lushaj bëri një postim për të promovuar këngën e tij më të re, veprimi i ditës së djeshme i habiti të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Reperi hyri në një video “live” në profilin e tij në Instagram mbrëmjen e kësaj të diele.

Në video tregohej vetëm rruga dhe në asnjë moment kamera nuk u kthye nga personi që drejtonte makinën.

Për këtë arsye nuk mund të themi me saktësi nëse është reperi që ka realizuar videon, ndonjë i afërm i tij apo menaxheri, që ka marrë në administrim profilin e Stresit.

Pak ditë më parë këngëtari refuzoi që të apelonte masën e arrestit me burg për shkak se nuk kishte besim te sistemi i drejtësisë në vendin tonë.

Sakaq së fundmi në profilin e tij në Instagram, Stresi ka promoviar edhe bashkëpuntorin e tij Anestezion.

Link: https://www.instagram.com/stresi/

https://www.instagram.com/p/Bpxi_70HPew/

Link: https://www.instagram.com/p/Bpxi_70HPew/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BoRTH8HHFJH/