Prej 3 javësh reperi i njohur Stresi ndodhet në burg, pasi u arrestua i akuzuar si pjesë e një bande kriminale. Arrestimi i tij bëri bujë në media, për faktin se këngëtari u arrestua në një dhomë hoteli me një vajzë tjetër.
Mirëpo, lidhur me këtë e fejuara e tij Kejsi u shpreh se do e mbështesë partnerin e saj dhe se nuk i interesojnë ato që thuhen. Madje në krah të Stresit nuk është vetëm Kejsi, por edhe mamaja e saj. Pak ditë më parë ajo publikoi një video ku shihej teksa e ëma kërcente vallen e tropojës, duke u shprehur se ka dhëndrin tropojan.
Ndërsa së fundmi Kejsi ka publikuar disa video në Instastory ku shfaqet duke udhëtuar me nënën e saj, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e Stresit.
“Mamaja është krenare gjithashtu’, shkruan ajo në diçiturë, duke nënkuptuar përkrahjen ndaj bashkëshortit.
Link: https://www.instagram.com/bkc___/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/stresi/