Hera, vajza e këngëtares Rezarta Shkurta, në në video të publikuar në Instagram, shprehej se donte një vëlla dhe jo një motër, madje tregonte se kishte zgjedhur për të motrën emrin Jume.
Pavarësisht videos, Rezarta tha se nuk kishte plane për një fëmijë të dytë momentalisht, por pak më parë bëri bujë në media një lajm se këngëtarja ishte shtatzanë dhe si provë u morr një video që ajo kishte shpërndarë në profilin e saj duke zbukuruar pemën e Krishtlindjeve bashkë me Ermalin e vajzën dhe supozohej që binte në sy barku i rrumbullakosur i saj.
Por menjëherë pas këtyre lajmeve, Rezarta ka bërë një postim në Instagram, ku e ka cilësuar këtë si “Lajm të pavërtetë”. “Nuk guxon njeriu te ver barke se e bejne shtatzane! Nuk do i kisha dhene rendesi ketyre lajmeve, por duke marre shkas qe po me urojne miq po ju them: Nuk jam shtatzane dhe nuk kam ndermend te jem… Thjesht jam shendoshur!”, ka shkruar këngëtarja me shumë sinqeritet dhe çiltërsi.
https://www.instagram.com/p/Bp5FH8OhbNw/
Link: https://www.instagram.com/p/Bp5FH8OhbNw/
Link: https://www.instagram.com/rezartashkurta/
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/ShkurtaRezarta/photos/rpp.149424595077843/973892772631017/?type=3&theater