ShowBiz

Realizon më në fund ëndrrën e Adelajdës, Eraldo Rexho finalizon projektin e saj

Adelajda Xhamani u nda nga jeta në moshë fare të re një vit më parë, si pasojë e një ataku në zemër.

Miku i saj Eraldo Rexho ka realizuar së fundmi propjektin që kishin nisur bashkë me Adelën. “Në vend të Adelës”, quhet projekti dhe të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë për bursë të plotë për një vajzë me vështirësi ekonomike.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar të prezantoj tek ju listën e artistëve (sipas rendit alfabetik) që do të marrin pjesë në koncertin humanitar “Në vend të Adelës”. Unë jam me fat që ju kam të gjithëve pjesë të jetës sime. Jam me shumë fat gjithashtu që munda t’ia shoh mikes sime të dashur, Adelës, se si i shkëlqenin sytë kur këndonte këngët tuaja. Mezi pres të shoh sallën e mbushur të #arTurbina të këndojnë bashkë me ju dhe me mua, këngët që ia shtojnë bukurinë Shqipërisë.

Të gjithë bashkë për vajzat, për lirinë dhe dijen, për nevojën e zërave të guximshëm. Ju presim të hënën, më datë 12 nëntor, ora 19:00 tek “arTurbina”… Biletat kushtojnë 1000 lek dhe mund t’i gjeni nga nesër, 9 nëntor, tek “arTurbina”. Të ardhurat e mbledhura nga koncerti do të sigurojnë një bursë të plotë studimi për një vajzë në pamundësi ekonomike.

Kam shumë njerëz për të falenderuar, por do t’i lë për pas koncertit”, shprehet Eraldo.

https://www.instagram.com/p/Bp7tk5Ygy9t/

Link: https://www.instagram.com/p/Bp7tk5Ygy9t/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bpgp3ElFKea/