Dy këngëtarët Kastro Zizo dhe bashkëpuntorja e tij e re Suela, mbrëmë qenë të ftuar në emisionin “Zonë e lirë”. Dyshja ishin në studio për të promovuar klipin e tyre të ri me titull “Ajo”, ku Kastro ka shfaqur anën e tij të ndjeshme dhe të panjohur më parë për publikun.
Suela është një këngëtare e re dhe punon në financë. Gjatë intervistës Çani e pyeti Suelën se ku i ka gjetur paratë për të bërë këngën pasi siç dihet një videoklip kushton shumë.
“Ke një trashëgimi të madhe nga gjyshja e babai, ke një të dashur që të financon, apo ke marrë një kredi në bankë?“- e pyeti Çani këngëtaren.
“Jo, me kursimet e mia kam arritur që të bëjë këtë gjë dhe të financojë për ëndrrën time,”- u përgjigj Suela.
Link: https://youtu.be/i-Zjx1vJrxA?t=2572
Link: https://www.youtube.com/watch?v=Ki-zZIK7dzQ
Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan