Ndarja e Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrës u konfirmua më 17 shtator, ku në natën e parë të spektaklit “Dance With Me”, Seldi pranoi se nuk ishte më i fejuar me Mimozën, me fjalët: “Ndarja paska qenë e shkruar”!
Dhe ndërsa deri më tani këngëtarja nuk kishte reaguar me arsyen e nuk do që të lëndojë familjen me lajmet për çiftin, Mimoza po merr një hap të rëndësishëm.
“Sa kujtime”, mbetet kënga e fundit e lançuar nga Mimoza Shkodra dhe këngëtarit Seldi Qalliu. Dhe tani, artistja duket se po bëhet gati për projektin e ri por kësaj radhe e vetme.
Me anë të një postimi të publikuar në Instagram, Mimoza tregon se së shpejti publikohet kënga e re e saj.
Këngëtarja shfaq bukurinë e saj natyrale, ndërsa ende nuk dihen detajet e hitit të saj të ri. Pavarësisht një periudhe jo të mirë për të emocionalisht, Mimoza nuk e ndaloi për asnjë moment pasionin e saj, duke kënduar për publikun.