ShowBiz

Sot është shefi më i famshëm i gastronomisë shqiptare, por nuk do e besoni ç’punë ka bërë në Greqi Renato Mekolli

Renato Mekolli sot për sot është ndoshta personazhi më i lakuar i gjithë showbizzit.

Emisioni i tij që trasmetohet çdo të premte në Top Channel, ka thyer rekorde audience dhe të gjithë flasin për të.

Në “Hell’s Kitchen” publiku ka zbuluar një pjesë të fshehtë nga Renato që nuk e njeh, atë gjakënxehtësinë.

Po shumë të fshehta të tjera Mekolli i ka zbuluar në intervistën e dhënë për “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës.

Ai ka rrëfyer se ka punuar në pozicione të ndryshme para se të arrinte këtu ku është.

“Unë kam shitur gërvisht dhe fito. Kam punuar edhe si murator me babin ne Greqi. Por kam larë edhe pjata dhe kjo pjesa, ua ka larë pjata ua kështu ua ashtu me duket shumë fallso tek njerëzit. Dhe situata e shoëbizzit shqiptar sepse bëjnë sikur kanë filluar gjithmonë nga lart. Ndërkohë ne jemi një vend kaq i varfër. Dhe i shikon të gjithë me veshje te bukura me rroba të mira. Por ata s’kanë bukë të hanë dhe shumica shesin p*rdhë”, tha troç Renato.

Link: https://youtu.be/a-Lmfb1duRM?t=3361

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bp1w2sAh2KX/