Moderatori i njohur Ermal Mamaqin, me postimet e tij në rrjetet sociale, arrin gjithmonë të bëhet kryetema e mediave rozë.
Së fundmi ai ka shpërndarë një video në Instastory, ku shihet gjysmë i zhveshur në banjo, ndërkohë që qahet se bashkëshortja e tij Amarda Toska e ka mbushur banjon plot për plot me produkte kozmetike për veten.
“Jam te banjoja e shtëpisë time dhe po shoh ca gjëra që nuk shkojnë fare. Kjo është ana e Amit, kjo është ana ime”, thotë Ermali teksa filmon para pasqyrës.
Link: https://www.instagram.com/ermalmamaqiofficial/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BndzgzNFWpX/