ShowBiz

Surprizat nuk kanë fund në “Këngën Magjike”. Ardit Gjebrea bën publike më të madhen prej tyre

Ardit Gjebrea njoftoi para pak ditësh se në moderimin e “Këngës Magjike” përveç Bora Zemanit, do të bashkohet edhe balerina e njohur Klaudia Pepa.

Por një tjetër surprizë vjen nga Arditi për të gjithë publikun dhe fansat e këtij spektakli. Nëpërmjet një fotoje që ka publikuar në Instastory, moderatori na ka treguar se është bërë bashkë me dy emra të mëdhenj të muzikës, Alfred Kaçinarin dhe Pirro Çakon.

“Bashkë për 20 vjetor”, ka shkruar Arditi në postim, duke iu referuar faktin se këtë vit është 20 vjetori i “Kënga Magjike”.

Link: https://www.instagram.com/arditgjebrea/

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/ArditGjebreaFaqjaZyrtare/photos/a.453249864804/10154095458634805/?type=1&theater