ShowBiz

E kritikuan për videon e nxehtë me muzikën serbe, Oriola bën diçka të papritur

Modelja Oriola Marashi dje e ‘dogji’ Instagramin me një video shumë të nxehtë, ku shihej komplet e zhveshur dhe në trup mbante vetëm një shall.

Menjëherë ajo nxiti komentet e shumë njerëzve,  të cilët nuk u fokusuan tek pamja seksi e modeles, por tek kënga që ajo kishte zgjedhur për të shoqëruar videon.

Në sfondin e kësaj videoje dëgjohej kënga “Kukavica” e këngëtares serbe Ceca dhe me dhjetëra fansa e shanë Oriolën për këtë muzikë, njëri prej të cilëve thoshte se: “Burri Ceces ka mbyt shqiptar sa ka mujt. Turp per me pas imazh nje fytyre sikur ajo”.

Megjithatë, modelja, që pritet së shpejti të nxjerri këngën e saj të parë, u ktheu përgjigje komenteve negative dhe u tha mes të tjerash se “muzika nuk ka kombësi”.

Komentet kritikuese kanë vijuar edhe më tej dhe modelja seksi ka publikuar të njëjtën video, të shoqëruar me kaba në klarinetë.

Link: https://www.instagram.com/oriolamarashi/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqKqt9Blizg/