ShowBiz

Me tualet floriri, Adelina Tahiri tregon shtëpinë super luksoze

Adelina Tahiri  në fund të muajit gusht u bë nënë për herë të parë e një djali të cilin e pagëzoi me emrin Jon.

Adelina është komentuar shumë jo vetëm si këngëtare, por edhe për lidhjen e saj me biznesmenin maqedonas Serjoza, pasi publiku i vë gjithmonë në dukje asaj diferencën e madhe të moshës që ajo ka me bashkëshortin.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në Instastory disa pamje ku ka treguar shtëpinë super luksoze në të cilën jeton bashkë me të shoqin dhe djalin.

Në këto pamje mund të shihet qartë lavamani i veçantë me kokën e një mjellme të mbuluar në ngjyrë ari, por edhe gjithë pjesa tjetër e shtëpisë së Adelinës dhe Serjozës është e mbuluar nga ngjyra gold dhe e arreduar në mënyrë spektakolare.

Link: https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqK7MJInykL/