Një nga temat më të diskutuara të showbiz-it shqiptar ka qenë pikërisht ndarja e Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrën.
Ishte Seldi ai që e konfirmoi ndarjen e tyre në spektaklin “Dance with me”, ku tha se vazhdon që të ruajë respekt për prindërit e Mimozës.
Ndonëse nuk kishte zgjedhur të fliste më parë për ndarjen, Mimoza Shkodra ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Mirage”, prej nga ku ka deklaruar se është shumë e lumtur beqare dhe është fokusuar tek karriera e saj.
“Tani jam single. Të gjithë e dinë që jam ndarë. Për momentin jam e ngarkuar me punë dhe jam shumë e lumtur, jam e qetë dhe shumë rehat. Kam shumë punë, projekte të cilat mezi pres të dalin”, tha Mimoza.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=zYrU4fAT5Bc
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BmBuOpbnJ84/