Drejtuesja e emisionit të mëngjësit ‘7pa 5’ në Vizion Plus, Pranvera Borakaj, në njërën prej puntatavë të fundit të emisionit e ka kapur një e qeshur e papërmbajtshme.
Video ku ajo shfaqet duke qeshur, ditën e sotme po bën xhiron në rrjet.
Blogeri Olti Curri ka publikuar në ‘Instagram’ videon dhe krahas saj ka shkruar:
“E qeshura ngjitëse e Pranvera Borakaj. Aman na thuaj pse qeshe se na mbeti fiksim”.
Menjëherë pas kësaj nuk ka munguar edhe përgjigja nga ana e moderatores, e cila ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur.
“Aman se e kisha harruar këtë. Ndërsa bënim lidhjen me ‘Skype’, korrespondenti nuk e mbante videon nga zonja Rita, por nga shtëpia dhe në dhomë lëvizte i shoqi me tuta, se ora 9 e mëngjesit. Unë insistoja që ta kthenim kamerën nga vetja, por ishte e pamundur. Dhe në momentin që e ktheu , aty u ndërpre lidhja. Ndërsa unë bëja pyetje, shikoja vetëm një zotëri që lëvizte me tuta në dhomë dhe e ftuara nuk ishte asgjëkund. Ishte e pamundur ta mbaja të qeshurën, jo vetëm unë, por i gjithë stafi dhe e ftuara e radhës që ishte në studio. Dhe shyqyr që qeshim, se e qeshura të shton jetën! Përkonte dhe me temën se po flisnim për 60-vjetorin e estradës”, – ka shkruar Pranvera në mesazhin për Oltin, që sakaq është shpërndarë me ndjekësit e tij.
Link: https://www.instagram.com/p/BqZk3RrBKK-/
Link: https://www.instagram.com/olticurri/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BoyAaNLB8ku/