ShowBiz

Nuk thyen vetëm pjata, Renato Mekolli ka gjetur dhe dashurinë në “Hell’s Kitchen”

Renato Mekolli është kthyer tashmë në një personazh televiziv ndër më të komentuarët në vend. Ai diskutohet shumë për temperamentin e tij shpërthyes në emisionin ‘Hell’s Kitchen’, ku shfaqet duke bërtitur dhe thyer pjatat, pasi i tillë është edhe formati.

Mirëpo, harrojini ato çfarë keni parë deri më tani, Renato ka treguar anën tjetër të tij . Shefi i rreptë ka zbuluar se kush ia zbut zemrën në ‘Hell’s Kitchen’.

I ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ai u pyet nga Dojna Mema se kush është konkurentja më seksi që ai do e shihte me një sy tjetër, nëse nuk do ishte pjesë e formatit.

‘Ani është Ani’, u shpreh Renato.

‘Ajo goca që i bërtite ku shkon me taka’, i tha Dojna. ‘Po dashuria kështu lind’, ia ktheu Renato.

Ani është një vajzë 23 vjeçe nga Tirana e cila aspiron të bëhet kuzhiniere profesioniste.

https://www.instagram.com/p/BqdH8N1FVZI/

Link: https://www.instagram.com/p/BqdH8N1FVZI/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqXDVgpBfuG/